AKTUALITET, 30 Maj 2019, 20:21

Afera korruptive/ Krahasimi mes autostradës Prishtinë-Shkup dhe aksit Milot-Balldren, ja si vidhen shqiptarët

Pas publikimit të kontratë-marrëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë fituese të koncensionarit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, sipas të cilit ndërtimi i këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km do të kushtojë 260 milionë euro, pra 15 milionë euro për çdo kilometër të tij, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha..

Ish-kryeministri Sali Berisha krahason autostradën Prishtinë-Shkup, e inauguruar një ditë më parë dhe aksin në fjalë.

“Autostrada e Kosovës, mes malesh dhe me urën më të gjatë në Ballkan, 10 milionë euro/ km. Milot-Balldren, krejt në fushë, 15 milionë euro/km”, shkruhet në një montazh fotosh të publikuar nga ish-kryeministri Berisha.