TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Virxhil van Dajk pritet të rinovojë kontratën në “Anfield” me 220 mijë paund në javë, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e klubit.
“The Sun” zbulon se pasi “Reds”-at të hipotekojnë titullin e parë kampion pas 30 vitesh, në tavolinën e mbrojtësit holandez do të jetë gati një kontratë e re 5-vjeçare, që do t’i sigurojë gjigantit të prapavijës së Klopit 57 milionë paund.
Blerja e “Reds”-ave për 75 mln paund nga Sauthemptoni në janarin e 2018-ës (shifër rekord për një mbrojtës atëherë) ka vendosur të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera në “Anfield”, pavarësisht se PSG i ofron 280 mijë paund në javë.