AKTUALITET, 16 Mars 2019, 09:06

Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë, dyshohet për

Gjatë mesnatës është shkrumbuar nga flakët në lagjen “Lirim” në Vlorë, një makinë tip “Opel Vectra”.

Dyshohet se makinës me targa VL 7522 C në pronësi të Gëzim Harunit  i është vënë zjarri qëllimisht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:30, në lagjen “Lirim” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip Opel, në pronësi të shtetasit G.H.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.