TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca raportoi 12.565 infeksione të reja pozitive për koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke rënë nga numri i mëparshëm ditor që kishte një rekord të ri.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë u rrit në 619,190 raste gjithsej, raportoi ministria e shëndetësisë ndërkohë që vendi raportoi gati 17.000 infeksione të reja të ditën e shtunë duke shënuar rekord që prej fillimit të epidemisë.
Numri i vdekjeve ka kapur shifrat e 32.230 raste gjithsej ndërsa në 24 orët e fundit u raportuan 32 humbje jete.
Numri i të shtruarve në spital ishte 4.264 raste të reja gjatë shtatë ditëve të fundit, përfshirë 893 raste në kujdesin intensiv.
Shkalla e testeve pozitive të koronavirusit në Francë vazhdon të rritet, duke arritur në 8.2% të Dielën, nga 7.9% një ditë më parë.