TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Francë-Kroaci është një ndeshje midis një “gjiganti” dhe “xhuxhi”, e parë kjo në termat demografikë, por edhe nga buxhetet dhe statistikat krahasuese midis dy vendeve. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Franca ka një GDP prej 2.7 trilionë dollarë (vendi i 7-të në botë), ndërkohë që Kroacia e ka 79 miliardë dollarë (vendi i 78-të në botë).
FRANCA
Franca, e cila ka një popullsi prej 65.5 milionë banorësh, ka të regjistruar jo, pak por 2.035.000 futbollistë (20 herë më shumë se Kroacia)
Ajo ka një sipërfaqe prej 551.602 km2 (10 herë më të madhe se Kroacia)
Aktualisht, renditet në vendin e 7-të në renditjen e FIFA-s (korrik 2018).
Francezët kanë fituar 1 Kampionat Botëror (1998), 2 Kupa të Konfederatave (2001, 2003), 2 Kampionate Europiane (1984, 2000), 1 herë Lojërat Olimpike (1984) dhe 1 Kampionate Europian të Shpresave (1988).
KROACIA
Kroacia, e cila ka një popullsi prej 4.267.000 banorësh, ka të regjistruar jo, pak por 109.799 futbollistë.
Ajo ka një sipërfaqe prej 56.594 km2 (10 herë më të vogël se Franca)
Aktualisht, renditet në vendin e 20-të në renditjen e FIFA-s (korrik 2018).
Kroacia nuk ka fituar asnjë kompeticion të madh ndërkombëtar.
/TPZ.AL/