SPORT, 13 Korrik 2018, 18:23

“Finalja” e Presidentëve, Makron apo Kolinda do ta ngrejë trofeun?

Nuk do të mungojnë në lozhën VIP në “Luzhniki”, aty ku do të luhet Finalja e Kupës së Botës!

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, e shijoi në maksimum golin e shënuar nga Samuel Umtiti në fitoren ndaj Belgjikës (1-0), e që u dha “Les Bleus” të drejtën për në Finalen e Botërorit, në prani të Mbretit të Belgjiksë, Filip.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, edhe pse nuk ishte në fitoren e madhe ndaj Anglisë (2-1), për shkak të impenjimit në Samitin e NATO-s, ishte e pranishme në një të tetat dhe në çerekfinale, kur kroatët eliminuan Danimarkën dhe Rusinë (në prani të kryeministrit rus, Dimitri Medvedev).

Madje, Kolinda e ndoqi ndeshjen Kroaci-Angli, e ulur në një tavolinë me Makronin, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Edhe Makron, edhe Kolinda, kanë dëshmuar se janë dy të “dashuruar” të mëdhenj të skuadrave të tyre, por kush do ta shijojë trofeun e Botërorit të 21-të, Franca apo Kroacia?

Gjithçka do të mësohet të dielën!

/TPZ.AL/