SPORT, 13 Korrik 2018, 13:23

Luka Modric, historia e dhimbshme e mesfushorit më të mirë të botës (VIDEO)

Luka Modric, historia e dhimbshme e mesfushorit më të mirë

Luka Modric është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Por, pas lojës së bukur që ne shohim sot në fushë fshihet një e shkuar tragjike mes plumbash dhe varfërie ekstreme.

Siç e përshkruan video poshtë, familja e Luka Modric u detyrua të largohej nga fshati ku jetonin gjatë luftërave të Jugosllavisë. Forcat serbe i ekzekutuan gjyshin, personin që e rriti talentin në vitet e para të jetës së tij.

Modric që njohim ne sot kaloi peripeci edhe në fillimet e karries së tij. Për trajnerët që e shihnin kur ishte i vogël, Luka ishte shumë i dobët dhe i turpshëm për të luajtur futboll. Shansi i erdhi kur një trajner e ndihmoi të futej në Dinamon e Zagrebit. Ai më pas kaloi në Tottenham dhe më pas në Real Madrid, ku shkëlqeu si mesfushori më i mirë i botës.

Sot ai është kapiten i kombëtares kroate, që për herë të parë në historinë e saj, është në finalen e Kupës së Botës në Rusi.

©Lapsi.al 

Për më tepër shihni videon më poshtë: