TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi, së bashku edhe me Will Smith dhe Nicky Jam, dhanë një konferencë për shtyp, dy ditë përpara ndeshjes finale midis Francës dhe Kroacisë.
Istrefi, Smith dhe Jam është trioja e këngës zyrtare të botërorit, “Live It Up”.
“Të sjellësh të gjitha kombësitë së bashku nëpërmjet muzikës është e mahnitshme dhe unë ndihem i nderuar që jam këtu. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit kanë qenë të ngrohtë dhe mikpritës”, tha midis të tjerash Era Istrefi.
“Kjo është ngjarja më e madhe sportive në botë. Kur më kërkuan të bëhesha pjesë e saj, as nuk duhej të mendoj për këtë. Kupa e Botës është një energji magjike globale”, tha Will Smith.
“Të bësh një këngë të Kupës së Botës është një ëndërr e vërtetë. Me të vërtetë jam shumë i lumtur që jam këtu, por jam shumë nervoz”, tha Nicky Jam.
/TPZ.AL/