AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 15:45

Fotot/ Si është plakur Edi Rama në "karrige", të gjithë jetën e ka kaluar në pushtet

Kryeministri Edi Rama, ka shpenzuar pjesën më të konsiderueshme të jetës së tij, në majat më të larta të pushtetit, duke mos dhënë kurrë dorëheqjen nga asnjë post.

Ai e ka nisur karrierën politike në vitin 1998, kur u caktua Ministër Kulture. Më pas, në vitin 2000, Rama u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, duke qëndruar në këtë detyrë, në majën e pushtetit në bashkinë më të rëndësishme të vendit, për plotë 12 vite, për tre mandate të njollosura nga akuza të shumta të kundërshtarëve të tij politik, për lejet e shumta të ndërtimit në kryeqytet.

Në vitin 2013, Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërsë dhe pas gjashtë vitesh vijon të qeverisë vendin, i cili si asnjëherë më parë, ndodhet pa asnjë busull orientuese dhe po braktiset masivisht nga qytetarët.

Sot, pas 20 vitesh në majat e pushtetit, Edi Rama po bërtet se në këtë vend duhet vendosur drejtësia dhe se ajo duhet të merret me gjyqtarët, prokurorët dhe me politikanët e korruptuar të së shkuarës, duke harruar se ai vetë, është përfaqësuesi më tipik i një politikani që  thuajse të gjithë jetën e ka shpenzuar në pushtet.

Shihni fotot e mëposhtme, për një ilustrim grafik, se si kryeministri ynë, është plakur mandat pas mandati....

/TPZ.al/