TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prangat e policisë ka rënë 22-vjeçari me iniciale E.K, i cili një ditë më parë plagosi me thikë një 25-vjeçar në Tiranë. Policia sqaron se ngjarja ndodhi për motive të dobta dhe se mbi 22-vjeçarin rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Një ditë më parë 25-vjeçari u plagos me thikë te rruga “Frosina Plaku” në Tiranë pasi një sherri. Mësohet se 25-vjeçari me iniciale S.Gj pasi u konfliktua me shtetasin me iniciale E.K , u plagos me thikë nga ky i fundit.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me dashje të 35 vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 2 në Tiranë, pas informacioneve të marra dhe kontrolleve të shumta, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi u bë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.