LIFESTYLE, 6 Janar 2018, 10:58

FOTOT: Pamje apokaliptike nga SHBA…

FOTOT: Pamje apokaliptike nga SHBA…

Fotot e mëposhtme nuk janë të ndonjë filmi fantastiko-shkencor.

Ato janë bërë në Boston, që është mbërthyer nga cikloni “Bombë”.

Në disa shtete të SHBA është aq e ftohtë, sa pikat e ujit në ajër kristalizohen në akull para se të bien në tokë, shkruajnë mediat amerikane.

Dëbora mbuloi shumë qytete në verilindje të SHBA-së dhe Kanadasë lindore, madje dhe Floridan.

Dhjetra persona kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit, ndërsa janë anulluar me mijëra udhëtime me avion.

Stuhia parashikohet të vazhdojë të godasë Amerikën Veriore lindore gjatë fundjavës ndërsa temperaturat do ulen edhe më tepër.

[gallery columns="1" ids="51580,51581,51582,51583,51584,51585,51586,51587,51588,51589,51590,51591,51592,51593,51594,51595"]