LIFESTYLE, 4 Shkurt 2020, 11:30

FOTOT/ Nipi i Enver Hoxhës drejt dasmës, pas daljes nga burgu


Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta duket se do të bëjnë dasmë, 16 vjet nga lidhja e tyre.

Përmes fotove që ka postuar së fundi në Facebook, Rezarta Shkurta la të kuptohet se dasma tashmë është afër.

“Përgjithmonë Po”, ka shkruar këngëtarja në krah të fotos ku shihet dora e saj me një unazë ngjyrë bojëqielli.

“Atmosfere dasme”, thuhet më tej, duke nënkuptuar kështu se momenti i shumëdëshiruar, po mbërrin.

Ermal Hoxha i propozoi Rezartës në Dubai, janarin e 2019-tës.

Të dy ata janë prindër të një vajze, të quajtur Hera.

Kujtojmë që nipi i Enver Hoxhës bëri disa vite burg, për përfshirje në trafik droge.

Ai ka vetëm pak kohë që ka dalë.