LIFESTYLE, 4 Shkurt 2020, 09:55

FOTO/ Ish-miss Albania: Ka shumë homoseksualë në futboll


Bukuroshja shkodrane, Erjona Sulejmani është një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë, teksa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes “The Sun”, Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, në një prononcim për gazetën serbe “Srbija Danas”, nuk ka nguruar të flasë as për homoseksualët, duke deklaruar se ka shumë futbollistë gay.

Kujtojmë që Erjona u divorcua nga Blerimi në vitin 2018, ndërkohë që deklaroi se ish-burri i saj nuk ishte i mirë në shtrat. Kjo deklaratë e shkodranes, bëri bujë në të gjitha mediat.

“Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo duhet të ndryshojë.

Ka shumë homoseksualë në futboll. Ish-burrin tim e takova në kohën kur u bëra Miss Albania. Kur ai më tha që ishte një futbollist mendova: Obobo, nuk dua të jem me ty.

Tani jam një grua e lirë sepse të jesh gruaja e një lojtari është shumë e vështirë”, u shpreh Erjona.