LIFESTYLE, 3 Shkurt 2020, 11:31

Flavio Qarri: Kuçkllëku në Instagram është kthyer në epidemi

Flavio Qarri: Kuçkllëku në Instagram është kthyer


Së fundmi në emisionin ‘Pop Culture’ u diskutua tema rreth rrjetit social Instagram i cili përdorët nga të rinjtë anembanë botës.

Kjo temë erdhi në diskutim pasi në këtë rrjet jo në pak raste teprohet me zhveshjen.

I ftuari për të diskutuar për këtë temë ishte dhe gazetari Flavio Qarri i cili e cilësoi si vulgaritet fenomenin e zhveshjesh në Instagram.

Sipas tij zhveshja në Instagram është një formë ‘kuçkllëku’ dhe po kthehet në një epidemi që po i përfshin të gjithë.

"Kur nxjerr brekët që ke poshtë rrobave dhe atë foton e poston në Instagram, nuk quhet as nudo artistike as zhveshje, asgjë, është thjesht të nxjerrësh p***** në selamet, më fal për shprehjen," është shprehur gazetari.