LIFESTYLE, 2 Shkurt 2020, 22:19

FOTO/ Kate Middleton në ndarjen e çmimeve BAFTA rrëmben të gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Sot është një nga netët më të mëdha në kalendarin e showbiz-it, kështu që mbretëria e tapetit të kuq, ashtu si mbretëria aktuale, tërhoqi të gjithë vëmendjen në ceremoninë e 73-të të ndarjes së çmimeve BAFTA.

Kate Middleton mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa parakaloi në tapetin e kuq me të njëjtin fustan që e kishte veshur edhe tetë vite më parë, gjatë turneut të saj në Malajzi, një fustan ngjyrë të artë nga Alexander McQueen.

Ajo e kishte kombinuar atë me hijeshi me aksesorë dhe duhet thënë që dukej shumë bukur.