TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj muaj më parë festuan së bashku Halloween-in në Paris.
Gjatë festës ato u takuan me dy yjet e futbollit Neymar dhe Kylian Mbappe të cilët ishin maskuar.
Këtë foto Beatrix e ndau në rrjete sociale gjithashtu dhe Mbappe i cili ka 35.4 milion ndjekës.
Dhe siç duket pas kësaj feste dy kushërirat kanë ngelur mike të ngushta me dy futbollistët pasi ato kanë qenë pjesë e super festës së Neymar.
Futbollisti dy ditë më parë festoi ditëlindjen ku dhe dy kushërirat ishin të ftuar.
Festa u mbajt në Paris, në një nga vendet me luksoze të kryeqytetit francez, të quajtur Palais de Tokyo.
Të gjithë të ftuarit, përfshi edhe dy bukuroshet shqiptare ishin të veshura me të bardha sipas kodit të veshjes.
Anxhelina dhe Beatrix kanë publikuar foto në Instagram nga festa dhe veshja e tyre seksi.
[playlist type="video" ids="361613"]
Në festë kishte të ftuar nga bota e sportit dhe e modës dhe fotot kanë qarkulluar tashmë në media.