SPORT, 12 Korrik 2021, 13:46

Fotolajm/ “Nga shiu në breshër”, si ishin tifozët anglezë para dhe pas humbjes kundër Italisë


Finalja e kampionatit europian është ndër kompeticionet më të shumëpritura nga tifozët e futbollit.

Këtë edicion, tifozët anglezë shpresonin që titulli do rikthehej në “shtëpi”, duke qenë se edhe vetë finalja u zhvillua në Wembley.

Por Anglia nuk mundi ta kapërcejë Italinë nga goditjet e penalltisë, çka ka zhgënjyer tifozët britanikë.

Këto janë fotot e tyre në rrugët e Londrës përpara dhe pas ndeshjes.

Siç mund ta shihni, deri në momentet e goditjes së penalltive, tifozët e “3 luanëve” ishin të qeshur dhe festivë, por humbja “i shndërroi”.

Tifozët para dhe gjatë ndeshjes

Tifozët pas ndeshjes