SPORT, 12 Korrik 2021, 11:56

Humbën finalen e EURO 2020, Murinjo nuk kursen kritikat për Sauthgejt: Nuk mund të lihej fati i një vendi në dorën e…

Humbën finalen e EURO 2020, Murinjo nuk kursen kritikat për Sauthgejt:


Pas finales së humbur të Anglisë në  EURO 2020 me penallti ndaj Italisë, ka reaguar për mediat Zhoze Murinjo ku nuk i kursen kritikat për Gareth Sauthgejt duke deklaruar se nuk mund të linte fatin e një kombi Sakasë ku gaboi me 11-metërshin:

“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment.

Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit”, përfundoi Murinjo.