SPORT, 12 Korrik 2021, 11:31

Cristiano Ronaldo, “Këpuca e Artë” e Europianit…


Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, përzgjidhet si “Këpuca e Artë” e “Euro2020”-ës. Edhe pse ka luajtur vetëm katër ndeshje, me 5 golat e realizuar gjatë tyre, ai është përzgjedhur si golashënuesi më i mirë i këtij turneu.

Cristiano Ronaldo e nisi “aventurën” e tij në europian me dy gola në fitoren 3-0 kundër Hungarisë, një në humbjen 4-2 ndaj Gjermanisë, si dhe dy golat e realizuar nga pika e penalltisë në barazimin 2-2 me Francën.

Po në kuotën e pesë golave ishte edhe sulmuesi Patrik Schick, i Republikës Çeke. Por “Këpuca e Artë” e “Euro2020” iu dha Cristiano Ronaldos, në sajë të një asisti të dhënë në ndeshjen kundër Gjermanisë, si dhe për faktin se ai ka luajtur më pak minuta sesa Schick.