TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Entuziazëm i madh tek Italia pas fitimit të Europianit pas 53 vitesh. Kombëtarja e Italisë menjëherë pas ngritjes së trofeut në “Wembley” pasi mposhti me penallti Anglinë, iu drejtua avionit për tu larguar me destinacion Romën me kupën në duar.
Tifozët italianë kishin mbushur pistën e aeroportit të Fiumiçinos në Romë me brohorima, entuziazëm dhe kore “Kampionët e Europës jemi ne!”.
Lojtarët zbritën nga autobusi për të takuar tifozërinë e tyre që e mbështetën këto 31 ditë rrugëtim në kompeticionin e madh europian në rang kombëtaresh.