TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anglia do duhet të presë ende për të arritur të fitojë një trofe madhor. Mbrëmë “Tre Luanët” i mundi Italia me penallti në finale dhe zhgënjimi natyrisht është i madh. Pas ndeshjes për mediet foli kapiteni Harry Kane, që tregoi qartë dhimbjen.
“Nuk mund të bënim më shumë. Humbja me penallti është ndjenja më e keqe në botë. Bëmë një turne shumë të mirë dhe duhet të dalim me kokën ngritur. Do na dhembë ca kohë, por jemi në rrugën e duhur për të bërë diçka të madhe. Luajtëm ndaj një ekipi të shkëlqyer.
E nisëm lojën në mënyrën e duhur, edhe përse ndonjëherë i tërhiqnim linjat shumë. Ata e mbajtën topin shumë. Ne dukej sikur e kishim lojën në kontroll, por nuk krijuam raste shënimi. Në shtesë u rritëm pak dhe i krijuam disa mundësi. Djemtë dhanë gjithçka, thjesht nuk ishte nata jonë”, tha Kane.