SPORT, 12 Korrik 2021, 13:23

Ekipi i turneut, shikoni vlerësimet dhe formacionin më të mirë të EURO 2020


Kampionati Europian përfundoi dhe tani fillojnë bilancet dhe stastistikat për çdo kombëtare dhe lojtarë.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka krijuar formacionin më të mirë të këtij turneu ku shihet e rreshtuar me modulin 4-3-3.

Në portë është Xhordan Pikford me notën 7,39. Në mbrojtjen e rreshtuar me 4 nga e djathta në të majtë janë, Cufal i Çekisë me notën 7,38, Bonuçi me notën 7,33, Meguajër me notën 7,68 dhe Luk Shou me notën 7,55.

Në mesfushën me tre shihet Pogba me notën 7,88, Verrati me notën 7,60 dhe Emil Forsberg i Suedisë me notën 7,75.

Në sulm janë tre futbollistë, Patrik Shik me notën 7,58, Lorenco Insinje me notën 7,50 dhe Kristiano Ronaldo i cili vlerësohet si më i miri i këtij tuneu me notën 8,00.

Mbrëmjen e djeshme Italia u shpall kampione e EURO 2020 duke mposhtur me penallti kombëtaren e Anglisë.