SPORT, 12 Korrik 2021, 10:24

Talenti më i mirë i Euro 2020, çmimin e merr ylli i Barcelonës

Talenti më i mirë i Euro 2020, çmimin e merr ylli i


Euro 2020 u mbyll tashmë me Italinë fituese dhe radhën e kanë çmimet e më të mirëve të turneut. Lojtari më i mirë u shpall Gianluigi Donnarumma, ndërsa Cristiano Ronaldo doli golashënuesi më i mirë.

Ndërkohë Pedri Gonzales, ylli i Spanjës në këtë Europian, meritoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë të turneut. 18-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm për Spanjën dhe humbi vetëm një minutë në 6 ndeshjet e Spanjës në këtë turne.

https://twitter.com/PedriHub/status/1414476501425311745?s=20

Ai kishte luajtur vetëm katër ndeshje për Spanjën para Euro 2020, teksa gjatë gjithë sezonit ishte titullar absolut nën drejtimin e Ronald Koeman te Barcelona. Një yll i ri ka lindur në Spanjë, pasi Iniesta e Xavi mbyllën epokën e tyre të lavdishme