AKTUALITET, 4 Dhjetor 2019, 17:37

Dreka e Trump me vendet e NATO-s, arsyeja përse Shqipëria nuk lejohet të marrë pjesë (VIDEO)

Dreka e Trump me vendet e NATO-s, arsyeja përse Shqipëria nuk lejohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është duke marrë pjesë në një drekë pune me krerë të shteteve anëtare të NATO-s, që kanë një kontribut 2% e sipër të GDP për mbrojtjen ushtarake. Siç shihet në videon e publikuar nga Fox News, mungon kryeministri Edi Rama. Kjo ndodh për shkak se, Shqipëria nuk jep dot ende 2% të GDP për ushtrinë. Në drekën me Trump krahas Shqipërisë nuk ka përfaqësues dhe nga shtete të tjera të aleancës që japin më pak se 2% prodhimit të brendshëm bruto të vendit të tyre për mbrojtjen ushtarake.

©