AKTUALITET, 4 Dhjetor 2019, 18:24

Ndihma pas tërmetit, Basha: Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula Von der Leyen dhe KE në këto kohë të vështira

Kryedemokrati Lulzim Basha ka falënderuar Komisionin Europian dhe Presidenten Ursula Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shpreh mirënjohjen për KE-në për mbështetjen për familjet e pastreha dhe në nevojë urgjente për ndihmë.

“Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan kreu i PD.

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë dhe KE vendosur të dhurojë 15 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

Lajmi është dhënë sot nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.