LIFESTYLE, 8 Tetor 2019, 16:35

FOTO/ U fol për një lidhje me Young Zerkën, veprim i fundit i modeles shton dhe më shumë dyshimet

Së fundmi disa foto ku Young Zerka ku shfaqej në shoqërinë e një bjonde bënë xhiro në rrjetet sociale.

Në fillim ato u shfaqen në një pishinë në jug të Shqipërisë teksa relaksoheshin.

Më pas u zbulua që vajza ishte modeleje dhe quhej Joana Alimema.

Jo vetëm kaq dyshja u fotografua edhe në vendlindjen e Zerkës, në Korçë, duke ngritur dyshimet se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Image

Madje, veprimi i fundit i modeles bjonde, të quajtur Joana Alimema, na ka bërë të besojmë edhe më shumë se ata janë bashkë.

Ajo ka publikuar në InstaStory projektin e ri që Young Zerka do të sjellë së shpejti në bashkëpunim me Eri Dee, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga “Inlife.al”.

Joana ka etiketuar Zerkën dhe kolegun e tij në postim, duke na i shtuar akoma më shumë dyshimet për lidhjen e tyre.

Image

Image