LIFESTYLE, 8 Tetor 2019, 12:11

FOTO/ Dorë për dore me Arbanën, Eduart Grishaj plot emocion në premierën e filmit “Gjyshja”! Ja kush ishin të pranishmit VIP


Regjisori Eduart Grishaj tregoi se historia e filmit Gjyshja është e bazuar në një histori të vërtetë shqiptare e cila buron nga dyert e shtëpisë së tij.

Një histori e treguar nga nëna e tij, që prej vitesh kishte shërbyer si infermiere në zonat e veriut të Shqipërisë.

Nuk mungoi as falenderimi për njeriun që e frymëzoi më së shumti në këtë rrugëtim, dhe ajo ishte Arbana Osmani. Eduart Grishaj e quajti moderatorin si frymëzimin më të madh të jetës së tij.

Të pranishëm në këtë premierë ishin njerëz të famshëm në botën e showbiz-it. Midis tyre vlen të përmendim, Alban Dudushin me Bieta Sulon, Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn, Ermal Mamaqi me Amarda Toskën, Dritan Shakohoxha, Xhemi Shehu, Olti Curri, Klea Huta, Elgit Doda dhe shumë personazhe të tjerë të njohur.

Sigurisht që nuk mungoi Arbana Osmani, e cila rrëmbeu vëmendjen më të madhe në premierë.

Më poshtë do ju sjellim disa nga fotot në premierën e filmit “Gjyshja”.