LIFESTYLE, 6 Tetor 2019, 17:54

“Po mami cilën nga ne po sheh?”, mbrëmja e djeshme një sfidë mes motrave Vjollca! Ndërsa Luana e uron, Marina ka një dilemë

“Po mami cilën nga ne po sheh?”, mbrëmja e djeshme



Mbrëmjen e djeshme dy motrat Vjollca u përballën me spektaklet e tyre të cilat startuan në të njëjtin orar. Ndërsa Luana Vjollca e uroi të motrën me anë të rrjeteve sociale për nisjen e emisionin “Klanifornia”, ndryshe ndodhi me Marina Vjollcën.

Ajo zgjodhi të flasë në transmetimin e emisionit, ku përveç urimit për motrën e saj Luanën, hodhi dhe një dilemë që na bëri kuriozë të gjithëve.

“Po mami vallë cilën nga ne po sheh?”- është shprehur Marina mbrëmjen e djeshme.

Epo duhet thënë që mami i motrave Vjollca është në një situatë goxha të vështirë!