LIFESTYLE, 6 Tetor 2019, 17:59

Trejsi Sejdini shtatzënë? I dashuri ‘kapo’ bande, modelja provokon keq: Fëmijë në familje



Modelja Trejsi Sejdini ka bërë bujë në media kohët e fundit me lidhjen e saj me Leonard Dukën.

Megjithatë Trejsi ka qënë shumë aktivë në rrjetet e saj sociale, duke postuar së fundmi edhe pusullën një prej kafeve të Tiranës.

“Fëmijë në familje,”-shkruan letra, të cilën Trejsi e ka postuar. Të jetë vallë modelja në pritje të ëmbël apo është thjesht një ngacmim që ajo bën për vëmendje.

Trejsi Sejdini është e dashura e Leonard Dukës, një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos. Lidhja e tyre është e faktuar nga vetë postimet e ish-missit në rrjetet sociale. Leonard Duka, një nga krerët e një bande të rrezikshme në Tiranë dhe familja e tij zotëron një sërë biznesesh në kryeqytet.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, nofkë që reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.  Por pjesë të luksit të tij ka bërë edhe të dashurën.

Ai i ka dhuruar asaj një makinë tip “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro,  automjet ky  më vonë u sekuestrua nga policia ndërsa edhe vetë ish-missi është shoqëruar në polici në prill.

Por pavarësisht situatës së keqe që po kalon i dashuri i saj, Trejsi duket se vazhdon të jetë e qetë dhe të shijojë luksin. Ose të paktën kështu shfaqet në rrjetet sociale.