AKTUALITET, 8 Maj 2020, 13:28

FOTO/ U arrestua sot në Tiranë si hajdut serial, kush është Edison Canaj. Si i bëri atentat një polici bashkë me dy miqtë e tij


Policia e Tiranës ka informuar se ka arrestuar sot një hajdut serial, i quajtur Edison Canaj.

“Balkan Web” raporton se Canaj, i vënë sot në prangat nga forcat blu të kryeqytetit, është një element me rrezikshmëri të madhe shoqërore.

Edison Canaj ka pasur precedentë të mëparshëm në vjedhje dhe është dënuar disa herë për këtë vepër penale.

Në vitin 2007 Cami së bashku me dy të tjerë i bënë atentat në shtëpi një punonjësi policie që i kishte zbuluar vjedhjet.

Në shtëpinë e Hajri Kushës që në atë kohë ishte inspektor në komisariatin nr. 2, u derdhën më shumë se 60 plumba..