TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup militantësh të cilët luftojnë përkrah Turqisë kudër luftëtarëve kurd, u akuzuan për kryerjen e krimeve të luftës.
Kjo pas qarkullimit të videove në rrjetet sociale me përmbajtje nga skena brutale të ndodhura në veri lindje të Sirisë.
Një prej filmimeve tregon një pjesëtar të grupit duke treguar që ata janë muxhahedinë, ndërkohë që rreth tyre kishte trupa të viktimave kurd.
Një tjetër filmim tregon këtë grupim duke shkelur mbi trupin e vdekur të një femre të rënë në fushëbetejë.
OKB-ja reagoi duke i thënë Turqisë që përgjegjësia bie mbi ta, me këta të fundit që premtojnë se do të fillojnë hetimet mbi aleatët e tyre.
Këto video janë të ngjashme me ato të regjistruara nga shteti Islamik, ndërkohë që një prej personave të dalë në filmim mohon lidhjen e tyre me ISIS.
Ai shprehet se bën pjesë në një aleancë rebelësh luftëtarë të quajtur Syrian National Army, të trajnuar, të armatosur dhe të paguar nga Turqia dhe luftojnë në emër të tyre.
BBC raporton se video është regjistruar në 21 tetor në veri të Sirisë dhe viktima është Amara Renas, pjesëtare e ushtrisë kurde.
Ajo mbeti e vrarë gjatë sulmit të fundit nga Turqia e cila vazhdon që prej 9 tetorit të ushtrojë presion me anë të sulmeve ushtarake mbi popullsinë kurdë.
