TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur dje në Sarandë. Në ndeshjen mes Butrintit U-19 dhe Orikut U-19 ka pasur dhunë masive nga tifozët dhe lojtarët vendës ndaj arbitrave dhe lojtarëve të Orikut.
E papranueshme që dhuna të ulet këmbëkryq te moshat, por ajo që e bën edhe më të papranueshme ka të bëjë me faktin se në fushë kanë zbritur edhe tifozët që ishin në stadium, ndërsa policia ka ndërhyrë me vonesë. Vërtet skandaloze.
Butrinti-Oriku U19 on Vidnews.
“Mëkati” i lojtarëve të Orikut ishte se po fitonin 0-3 në këtë ndeshje dhe sarandjotëve nuk u ka ardhur mirë.
Me fillimin e pjesës së dytë, sipas asaj që mëson “Panorama Sport” nga përfaqësues të ekipit të Orikut, kur Butrinti shënoi një gol, në fushë ka shpërthyer dhuna. Në shënjestrën e tifozëve dhe lojtarëve të Butrintit ishin fillimisht arbritrat e ndeshjes dhe më pas edhe lojtarët e Orikut.
Nën presionin e paprecedent të këtyre dhunuesve, ndeshja është barazuar 3-3. Lojtarët e Orikut kanë qenë nën një shok psikologjik dhe pas ndeshjes mezi kanë dalë nga stadiumi.
Për këtë ngjarje skandaloze ka pamje filmike, ndërsa zyrtarët e FSHF-së duhet të bëjnë detyrën për të marrë masat, që skena të tilla të frikshme të mos shihen më në fushat tona.