TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ali Demi”, të shumëkërkuarin e Vlorës, Taulant Manaj (Beqiraj).
29-vjeçari cilësohej si një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar për vrasje në tentativë.
Por kush është Taulant Manaj (Beqiraj)?
I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ku kishte mbetur i plagosur vetë ai.
Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të, por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet me armë brenda tij.
Në gusht të vitit 2018, Manaj (Beqiri) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela, e cila konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurtit.
Çështja shkaktoi shumë tensione, saqë për lirimin e Beqirajt nga paraburgimi Ministria e Brendshme kërkoi edhe shkarkimin e gjyqtares. Rastin e denoncoi edhe Ministria e Drejtësisë dhe KLD, ndërsa gjyqtarja ngulte këmbë tek mungesa provave.
Pas lirimit, ishte Gjykata e Apelit të Vlorës ajo që vendosi ta rikthejë në burg të riun nga Vlora, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.