AKTUALITET, 3 Nëntor 2019, 12:11

Akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit, Apeli në Durrës lë në burg Bledar Toçin

Akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit, Apeli në Durrës lë


Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin, vendim i dhënë Gjykata e Kavajës.

Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje me dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja.

Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm mes të cilëve ishte edhe Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e tre fëmijëve.