TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ashtu siç kishte premtuar pas ndeshjeve të përfaqësueses në qershor, kthehet në vendin tonë me mision mbikëqyrje të lojtarëve të kampionatit shqiptar. Reja është i ndërgjegjshëm që mundësia më e mirë për t’i parë ata në veprim është pjesëmarrja në Kupat e Europës ku japin maksimumin ndaj këtë javë do të monitorojë dy sfidat e para.
Fillimisht ai do të jetë nesër në ndeshjen mes Partizanit dhe Karabak që luhet për Ligën e Kampioneve, ku sigurisht do të shohë disa elementë të të kuqve që kanë spikatur si Trashi, Telushi, Mala e Asani pa harruar edhe Alban Hoxhën që është pjesë e grupit kuqezi.
Të enjten, ai pritet të jetë në Laç, për të ndjekur kurbinasit në rrugëtimin e tyre në Europë ndaj Hapoel Ber Sheva dhe ku përveç emrit të Selmanit, do të vëzhgohen edhe ata lojtarë që janë apo kanë qenë pjesë e Shpresave në të kaluarën si Redon Xhixha.