TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sheshi “Skënderbej” është gati për nisjen e fushatës së Partisë Socialiste që kërkon një mandat të tretë.
Në shesh janë vendosur karriget për të pranishmit mbi disa platforma, teksa sfondi ku do të flasin kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të PS është menduar në nuancat e blusë.
Sheshi do të rrethohet me gardh metalik gjatë kohës së aktivitetit, pasi pranë janë vendosur tashmë materialet.
Nga ana tjetër në selinë e PS është vendosur fasada e re me sloganin e fushatës dhe foton e kryeministrit Edi Rama që shfaqet me maskë.
PS hap fushatën elektorale sot në orën 17:00.
