AKTUALITET, 25 Mars 2021, 13:49

Sot do të mbërrijnë në Shqipëri 192 mijë vaksina kineze, Rama në Turqi: Kemi siguruar 1 milion të tjera

Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës anti-covid kineze "Coronavac".

Pak minuta më parë u nisën drejt vendit tonë dozat e para të kësaj vaksine, për të cilat kryeministri Edi Rama udhëtoi që dje në Stamboll.

Ky i fundit ka qenë vetë duke monitoruar procesin e imbarkimit në avion të vaksinave, ndërsa shoqërohej dhe nga ministri Arben Ahmetaj.

Rama tregon përmes një videoje në aeroportin turk momentin kur nisen 192 mijë dozat e parë. Ai tha më tej tha se janë siguruar 1 milionë vaksina të tjera.