AKTUALITET, 25 Mars 2021, 13:58

Kërkon lirinë me kusht, shtyhet gjyqi për Zani Caushin

Kërkon lirinë me kusht, shtyhet gjyqi për Zani Caushin

Është shtyrë për të disatën herë radhazi seanca gjyqësore për Myrteza Caushin në Gjykatën e Korçës.

Gjykata ka shtyrë seancën e radhës për në datën 9 prill pasi avokati i Zani Caushit, Arben Lena kërkoi më shumë kohë për të nxjerrë konkluzionet e mbrojtjes.

Ish-kreu i bandës së Vlorës, i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se ka kryer dënimin dhe kërkon lirimin me kusht.

Ai ka bërë këtë kërkesë duke pretenduar se e ka kryer 2/3 e dënimit.

Gjithashtu i forti i Vlorës në trazirat e ‘97, Caushi ka kërkuar një përllogaritje të saktë të viteve të dënimit, pasi pretendon se ka pasaktësi në llogaritjen e tyre.