AKTUALITET, 25 Mars 2021, 12:10

“Verifikimi elektronik për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit”, Celibashi: Pajisja pengon votimin e dyfishtë!

“Verifikimi elektronik për herë të parë në
Drejtuesi i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaron se verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Kreu i KQZ publikon një video ku tregohet se si do të verifikohen votuesit, teksa paralajmëron se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. “Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021‼ Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. Ndiqni videon! #zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, deklaron Celibashi.