TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banka e Anglisë ka zbuluar kartmonedhën e re me vlerë 50£, e cila do të mbajë portretin e Alan Turing, i njohur gjerësisht si një nga krijuesit e kompjuterit të parë dhe gjithashtu si personi që shkurtoi luftën e dytë botërore, duke dekriptuar makinerinë gjermane "Enigma", për ti dhënë një avantazh forcave aleate.
Kartmonedha do të hyjë në qarkullim në datën 23 Qershor, në ditëlindjen e matematicienit.
Gjatë luftës së dytë botërore, Turing arriti të thyente makinerinë "Enigma", që përcillte mesazhe të koduara të sulmeve që forcat gjermane do të kryenin. Për shkak të arritjes së Turing, mendohet se lufta u shkurtua dhe forcat aleate arritën të mundin gjermanët.
Matematicieni Turing u arrestua në vitin 1952, për shak se kishte patur marrëdhënie me një burrë, çka në atë kohë ishte e ndaluar. Ai pranoi kastrimin kimik, në mënyrë që të evitonte një dënim me burg. Më pas, në moshën 41 vjeçare Turing u vetëvra.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se Turing,"Ishte një matematicien, biolog dhe pioner në fushën e shkencave kompjuterike. Ai ishte gjithashtu gay dhe për këtë arsye u trajtua mizorisht. Duke e vendosur në kartmonedhën 50 paund, ne po festojmë arritjet e tij dhe vlerat që simbolizon".
Në vitin 2013, Turing mori një falje pas vdekjes nga Mbretërresha e Anglisë, për dënimin e tij të vitit 1952.
/TPZ.al/
