TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar në Ekuador.
64-vjeçari Fadil Kaçaniqi, shtetas i Malit të Zi, u ekzekutua me tre plumba, ndërsa bashkëshortja e tij 63-vjeçare Fatima gjeti vdekjen pasi u godit me sende të forta në kokë,.
Raportohet se 64-vjeçari ka bërë disa vite burg për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës dhe grabitje.
Pak kohë më parë u lirua dhe po kryente dënimin me kusht.
Mediat vendase raportojnë se në vendin e ngjarjes u gjetën gjurmët balistike dhe guri për të cilin dyshohet se është shfrytëzuar si armë.
Sipas portalit ekuadorian “Extra”, vrasësit u prezantuan si policë që kërkuan të ushtronin kontroll.
“Menduan se kanë kryer krim të përsosur, por i regjistruan kamerat e vendosura në pronë”, theksoi prokurori Viktor Gonzales.
Gjenerali policor Marçelo Tobar theksoi se Kaçaniq kishte dosje kriminale për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, gjersa gruaja e vrarë punonte në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo.
“Kjo nuk është vrasje e thjeshtë, dyshojmë në lidhshmërinë me krimin e organizuar”, u shpreh ai, shkruan portali “Extra”.