AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 20:01

FOTO/ Rritet bilanci i viktimave në Shkodër, tre të vdekurit nga një familje

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Shkodër -Velipojë rreth një më parë. Pas vdekjes së drejtuesit të mjetit Mondi Gjergji dhe foshnjës së tij 8 muajshe, ka ndërruar jetë edhe njëra nga vajzat e tij, 5 vjeçe.

Të tjera informacione vijnë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Drejtuesi i mjetit Alfa Mondi Gjergji dhe djali i tij 8 muajsh kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë edhe dy fëmijët e tjerë. Viktimat
Edmond Gjergji (Preka) babai
Rajan Gjergji 9 muajsh-djali
Ajsel Gjergji 5-vjeçe-vajza

Të plagosur
Evisa Gjergji 36 vjeçe- gruaja
Noem Gjergji 10 vjeçe, vajza

Dy djemtë e plagosur që ishin te makina tjetër
Sokol Muja
Ndrek Gjergji