AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 19:44

Tragjike në Shkodër/ Humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe, në gjendje të rëndë dy fëmijët e tjerë(FOTO)

Tragjike në Shkodër/ Humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe,
Të tjera informacione vijnë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Drejtuesi i mjetit Alfa Mondi Gjergji dhe djali i tij 8 muajsh kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë edhe dy fëmijët e tjerë.

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Shkodër.

Aksident ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.

Mondi Gjergji ishte në një makine tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër. Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.