AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 18:54

EMRAT/ Aksident i frikshëm në Shkodër, 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

EMRAT/ Aksident i frikshëm në Shkodër, 7 të plagosur, 2
Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Shkodër. Aksident ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se 7 persona janë përfshirë në aksident dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mondi Gjergji është shtetasi që ndodhet në gjendje të rëndë bashkë me një tjetër që ende nuk është identifikuar. Mondi Gjergji ishte në një makine tip Alpha ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal te Shkodrës. Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashke me një tjetër. Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.