TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emri i këngëtarit Stine është lakuar gjatë këto muaj në mediat rozë.
Arsyeja ka qenë ndarja nga bashkëshortja e tij me të cilën ka dhe një vajzë.
Gjithashtu ai ka qenë i ftuar dhe në intervista të shumta ku ka folur për marrëdhënien që ka me ish partneren e tij por dhe me ish të dashurën moderatoren e njohur Roza Lati.
Ditën e djeshme, Stine ka qenë i ftuar në rubrikën “BE Coffee” ku është pyetur nga moderatorët se nëse i vjen keq që s’është i lidhur tani me Rozën pasi është shumë e njohur dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Mirëpo, Stine nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.
“Jo fare, nuk më bën përshtypje fare. Madje për mua ka qenë më e mirë kur nuk ka qenë me followersa”, u përgjigj këngëtari njohur ndërsa më vonë tha: Ne thjesht jemi shok shumë të mirë, ka ngel ai respekti. Testi më i mirë ishte ‘Dance with me’, kur ishim atje e kuptuan që ishim thjesht shumë shok të mirë, s’kishte as një lloj shkëndije.”, përfundoi ai.
