AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 20:20

FOTO/ Pushime në Shqipëri, djali i Sorosit takon Ramën: Shkëlqyeshëm të kthehesha në bregdetin shqiptar me mikun tim të mirë

FOTO/ Pushime në Shqipëri, djali i Sorosit takon Ramën:

Djali i filantropit George Soros, Alexander Soros ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri në këtë sezon veror turistik. Ai gjithashtu ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në bregdetin shqiptar. Në Instagram, Soros shkruan se ishte mirë të kthehej në bregdetin e bukur shqiptar dhe të takonte mikun e tij të mirë, Edi Ramën. Ndërkohë për ndjekësit ai ka hedhur disa foto të rivierës shqiptare të cilën e quan si një nga më të bukurat dhe të paprishurat e Europës. STATUSI NGA ALEXANDER SOROS Ishte shumë mirë të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Rrëshqitni për disa fotografi të rivierës më të bukur dhe të paprishur të Evropës. # shqiperia
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)