AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 20:11

“Të gjitha vendet duhet të ngrenë zërin e tyre”, Xhaçka reagon për protestat anti-qeveritare në Kubë: Të dëgjohen thirrjet legjitime të njerëzve për liri dhe demokraci


Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka reaguar mbi protesta anti-qeveritare që kanë përfshirë Kubën prej ditësh.

Teksa ka shpërndarë në Twitter mesazhin në mbështetje të popullit kubanez të sekretarit Antony Blinken, Xhaçka shkruan se të gjitha vendet demokratike duhet të ngrenë zërin e tyre në mbështetje të tyre.

Ajo u kërkon aleatëve t’i bëjnë thirrje qeverisë të dëgjojë thirrjet legjitime të njerëzve për liri dhe demokraci.

“Populli Kuban ka fituar respektin dhe admirimin e botës me thirrjet e tij për liri. Të gjitha vendet demokratike duhet të ngrenë zërin e tyre në mbështetje. Ne bashkohemi me aleatët tanë për t’i bërë thirrje qeverisë të dëgjojë thirrjet legjitime të njerëzve të tyre për liri dhe demokraci”- shkruan Xhaçka në Twitter.