TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Itali pasi akuzohet se është autor i vrasjes së një bashkatdhetari të tij disa ditë më parë.
Sipas mediave italiane në Xhenova u vu në pranga shtetasi me iniciale A.G, i cili nga hetimet ka rezultuar se ka ndërhyrë në një konflikt mes disa shqiptarëve të tjerë, duke i dhënë goditjen fatale me thikë të riut 26-vjeçar.
Pas krimit, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë larguar, ndërsa ngjarja është parë nga disa kalimtarë të rastit, të cilët ndihmuan hetuesit të rindërtonin edhe njëherë incidentin.
Menjëherë policia nisi kërkimet për të kapur personat e përfshirë në konflikt. Dy prej tyre u arrestuan në Orte, gati për t’u larguar me tren për në Ankona, ndërsa personi i tretë u arrestua sot.
Ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim edhe një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar.
Të arrestuarit e tjerë janë me iniciale G.Z., me precedent penal në fushën e drogës dhe shtetasi K.R., i cili ka pasur leje të rregullt qëndrimi.