AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 20:03

Sherr mes të rinjve në Malësi të Madhe, plagoset me thikë i mituri! Detajet nga policia

Sherr mes të rinjve në Malësi të Madhe, plagoset me


Një konflikt mes dy të rinjsh në Koplik ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 21-vjeçari me iniciale Ç.S.

Mësohet se ai është konfliktuar me një 17-vjeçar me iniciale D.K. të cilin e ka goditur me thikë.

Fatmirësisht ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.