AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 16:55

Kultivonin drogë në shtëpi, shkatërrohet grupi shqiptaro-grek! Në pranga tetë persona, si ranë autoritetet në gjurmë të trafikantëve

Kultivonin drogë në shtëpi, shkatërrohet grupi


Një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe grek të përfshirë në trafik droge u godit nga autoritetet spanjolle.

8 persona u arrestuan për trafik narkotikësh në Malaga të Spanjës. Nën emrin e koduar “Klithma”, zbulohet se trafikantët e kultivonin marijuanën në disa banesa në zonën e Malagas.

Autoritetet spanjolle ranë në gjurmë të trafikantëve në Malaga pas disa informacioneve për një shtëpi ku kultivohej kanabisi.

Nga monitorimi i bërë, u vu re se brenda tyre ka pasur lëvizje të shumta brenda fermës.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe një mijë bimë marijuanë, 3 automjete, dokumentacione dhe materiale të ndryshme për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Gjykata e Spanjës i la nën masën e sigurisë arrest me burg të gjithë të arrestuarit.